Dua Lipa: U largova nga Kosova pa familjen për të ndjekur ëndrrat

Mediale Vip

Dua Lipa: U largova nga Kosova pa familjen për të ndjekur ëndrrat

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:20
Dua Lipa

Dua ka folur për rrugëtimin e saj drejt suksesit.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Sunday Morning’, ku ka folur për rrugëtimin në muzikë si dhe për qëllimet e saj në karrierë, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo foli gjithashtu për largimin nga Kosova për të ndjekur karrierën në Londër.

Gjatë intervistës është theksuar fakti se Dua ka lindur në Angli, por prindërit e saj janë kthyer sërish në Kosovë kur ajo ka qenë 11 vjeçe. Dua jetoi vetëm pak vite me ta dhe më pas vendosi që të rikthehej e vetme në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikën. Babai i saj Dukagjini tha se Dua ishte e bindur për ta ndjekur këtë rrugë dhe e ëma po ashtu ka shtuar se artistja e kishte planifikuar të gjithë këtë gjë.

“Unë jam mjaft bindëse, qartë! Prindërit e mi më thoshin ‘Çfarë po bën? A je i sigurt se kjo është ajo që dëshiron të bësh?’. Dhe unë u thosha ‘Po, thjesht do të vazhdoj të shkoj”, u shpreh ajo gjatë një interviste të fundit  për “CBS News”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat