“Kriminell”, kënga më e re e artistes Donna Dafi

Mediale Vip

“Kriminell”, kënga më e re e artistes Donna Dafi

Nga: M.L. Më: 26 prill 2024 Në ora: 11:03
Donna Dafi

Ylli i muzikës pop, Donna Dafi, në projektin e saj më të ri "Kriminell", me mesazhin që shpërndan, ka bërë bujë të madhe në industrinë e muzikës botërore.

E veçanta e projektit të sapopublikuar "Kriminell" është se teksti dhe videoklipi janë të lidhur saqë nuk kuptohet mesazhi i këngës pa njëri-tjetrin.

"Në këtë këngë, nëpërmjet imazheve dhe fjalës artistike, e kam paraqitur mentalitetin patriarkal të atyre meshkujve që abuzojnë me bashkëshortet e tyre, ndërsa prapaskena tjetër tregon se si këta meshkuj, derisa të arrijnë t'ua vjedhin zemrat këtyre grave, bëhen engjëj", ka thënë këngëtarja për gazetën "Bota sot".

Këta meshkuj, këngëtarja Donna Dafi i quan kriminelë. Përmes kësaj kënge, artistja Donna Dafi bën thirrje njëherë e përgjithmonë ndalimin e këtij fenomeni dhe fuqizimin e grave në shoqëri.

Ky projekt me ndërlidhje ndërkulturore, afro – gjermane, është duke e fascinuar audiencën botërore.

Artistja ka treguar për gazetën se kënga është realizuar me një kast profesional të artistëve në Gjermani dhe këndohet në gjuhën gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat