Edi Rama, me Albinin bythët e rana, për Vuçiqin qohet në këmbë të mbrama

Opinione

Edi Rama, me Albinin bythët e rana, për Vuçiqin qohet në këmbë të mbrama

Nga: Dedë Preqi Më: 18 maj 2024 Në ora: 21:23
Dedë Preqi

Njeriu pa dinjitet e ka vështirë të vihet në rrugë të drejtë, kështu thotë një fjalë e urtë gjithpopullore.

Edhe Edi Ramës, po i parafytyrohen njerëzit e kombit të vet të vegjël dhe sikur natyra e tij do të ishte e veçantë apo thëmeli i gjitha zanafillave dhe standarteve që ky i imagjinon  dhe i paraqet përmes artit vizatimor dhe ashtu e bënë zgjidhjen e problemeve shoqërore dhe e ndërton të ardhmën e tyre, por falë zotit që realiteti qëndron ndryshe.

Pse kryeministri shqiptar Edi Rama, po dallohet me gjestet e një burrështetasi të lig dhe hiq më pak se një  burracak, duke dashur të kultivojë madhështinë e tij para opinionit të huaj si një politikan i zgjuar e i moderuar, dhe si njeri i pëlqyer në hapjen e konferencave, duke treguar batuta.

Samiti i Malit të Zi, që ishte këto ditë të muajit maj i tuboi liderët e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues Evropian dhe përfaqësues nga SHBA-të, me ç’rast do të ishte një përshtypje e konsiderueshme që po takohen edhe liderët shqiptar si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ky i pari nuk e luajti bythën kur përshënden në mes vete, ndërsa me Vuçiqin, përqafohet si me vëllain më të dashur.

Duhet apo nuk duhet ti lëmë menjanë inatet në mes njëri-tjetrit, edhe pse hasemi shpesh në këto shqetësime, por ky shqetësim ka të bëjë me mundësitë konkrete dhe para botës, duke u treguar të dobët, sikur gjesti i ulët i Edi Ramës, i cili e ka tepruar me dredhitë e tij djallëzore me Vuçiqin, të cilat Kosovës, po i kushtojnë shumë.

A duhet t’ia shtrojmë vetës një pyetje me rëndësi, që mos të i dorëzohemi ndjenjës së të qenunit shqiptarë, apo vëlla për njëri-tjetrin, sepse kundërshtarët bashkë me Vuçiqin, do të na lënë në rrugë dhe do na quajnë të gjithëve humbësa kur na shohin të tillë, sikur Edi Rama, duke e përqafuar dhe shtrenguar kriminelin e kombit të vet.

Kryeministri Edi Rama, jashta « torishtës » së vet paraqitet si njeri intelektual dhe politikan i moderuar, ndërsa përbrenda e dinë populli i vet shqiptar se çfarë zihet dhe si funksionon korrupsioni, droga dhe krimi i organizuar, duke mos e lënë pa përmendur se ky vend ka probleme të mëdha edhe me aplikimin dhe zbatimin e ligjeve, sepse është krijuar një zingjir organesh komandash e gardianësh të cilat i udhëheq Edi Rama me kupolën e tij.

Dhe deri ku ka arritur Edi Rama, edhe dështimin e Kosovës, në Këshillin e Evropës, e ndihmoi lobimi i Edi Ramës, me zingjirin e krijuar me Vuçiqin, Macronin dhe Melonin, për ta penguar avancimin e Kosovës në këtë organizatë.

Edi Rama, e përgaditi fshehtas edhe një draft-statut për Asociacionin e komunave të pakicës serbe, të cilin ia dërgon Francës dhe Gjermanisë, ndërsa Kosova, as që ishte në dijeni për një projekt të tillë.

Edi Rama, veriun e Kosovës e quan si vend i askujna, dhe ky teritor duhet të kontrollohet nga KFOR-i, ndërsa për Kosovën, thotë se nuk është e kërcënuar nga Serbia.

Edi Rama, është njëri ndër ata që e përkrahu ndarjen e Kosovës, së bashku me Hashim Thaçin, si një projekt i Vuçiqit, dhe pjesë e strategjisë së Serbisë, për t’a ndarë dhe shembur thëmelet e shtetit të  pavarur të Kosovës.

Edi Rama, nuk e largon nga koka se në të ardhmën e afërt Shqipëria dhe Kosova, do ta përcaktojnë vetëm një president, duke aluduar në vete si babai kombit, kjo nuk është gjë tjetër, vetëm një filozofi dhe logjikë kozmopolite, që buron nga njerëzit e tillë mendjelehtë, duke i dhënë vetës një titull që nuk e meriton. 

Prandaj, nuk është e mundur që historia e jonë shqiptare të ecën përpara vetëvetiu pa e nxitur dhe pa investuar në të, sepse kjo mund të devijohet, apo edhe të gabohet struktura e saj përmes njerëzve të tillë, që nuk e mbajnë  barrën e përgjegjësisë në vete për popullin dhe vendin e vet.

Për këtë arsye, kërkohet një përgjigje e sinqertë prej Edi Ramës, kërkohet nga populli shqiptarë i gjitha trojeve, që ta ndalojë përqafimin dhe « dallaveret »me kriminelet e popullit shqiptarë, përndryshe përgjegjën do ta jep vetë populli, duke të linquar si tradhëtar i kombit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat