Letra e Joe Bidenit për marrëveshjen me Serbinë/ Analisti paralajmëron: Dikush po i bën gati “sakicat për t’i ra Kosovës”

Politika

Letra e Joe Bidenit për marrëveshjen me Serbinë/ Analisti paralajmëron: Dikush po i bën gati “sakicat për t’i ra Kosovës”

Nga: Nehat Shaqiri Më: 4 mars 2024 Në ora: 18:31
Joe Biden

Profesori dhe analisti politik, i cili jeton dhe vepron në SHBA, Binak Maxharraj ka folur për zgjedhjet që do të mbahen në Amerikë dhe pritjet e Kosovës nga SHBA-ja.

Maxharraj thotë se, me ardhjen e Joe Biden president i SHBA-së në Kosovë ishin pritjet e mëdha, kjo pasi kishte lidhje emocionale të Bidenit me Kosovën.

Profesori thotë se, Bideni si mik i madh i Kosovës, ishte aktiv në ekipin e Bill Klintonit për çlirimin e Kosovës, por edhe lidhjet emocionale të tij, pasi djali i tij shërbeu në Kosovë pas luftës, i cili u sëmur dhe vdiq nga kanceri, ndërsa në Kosovë nuk është harruar, dhe është përkujtuar me përmendore dhe emrin e një rruge.

“Me ardhjen e presidentin Joe Biden, Kosova priste që të përfundojë zgjedhja e çështjes së veriut të Kosovës, e krijuar artificialisht nga Serbia e cila që nga pas lufta dominon atë pjesë përmes kriminelëve dhe bandave kriminale të Vuçiqit. Në këtë drejtim administrata e Joe Bidenit ishte më tepër e angazhuar se si Serbia të përfitohet në kampin e Perëndimit se sa t’i kushtojë më shumë kujdes zgjedhjes së çështjes së Kosovës. Në Kosovë u dërguar emisar Gabriel Escobari, kurse ambasadori Hill në Serbi”, thotë Maxharraj.

Ai shton se me këta dy çështja e Kosovës u ngatërrua edhe më shumë.

“Këta dy emisarë sikur silleshin që janë më shumë pro serb, duke mos e zjedhë si duhet çështjen e veriut, bile ata në këtë drejtim edhe bashkëpunonin ngushtë me emisarët evropian, Borellin dhe Lajçakun të ardhur nga vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Madje këta në dialogun Kosovë-Serbi sikur e harruan kërkesën e Joe Bidenit që duhet të arrihet një marrëveshje me qendër njohjen e Kosovës”, thotë tutje profesori.

Maxharraj vlerëson se qëllimisht është lënë anash nga emisarët njohja de juro e Kosovës në marrëveshjet kryesore si jo që ndodhi në Ohër në prillin e vitit të kaluar.

“Çudia më e madhe ishte se këta masakrues në dialog nuk insitonin që këto marrëveshje as të nënshkruhet nga palët, për çka insistonte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Shikuar juridikisht këto marrëveshje janë të panënshkruara, janë inegzistente, të pavlerë dhe ndërkombëtarisht të papranueshme, sepse marrëveshjet nuk lihet në panënshkruara në besim me të pabesin Aleksandër Vuçiq, prandaj ai me të drejtë po thotë se ato marrëveshje nuk janë nënshkruara dhe si të tilla nuk do t’i zbaton”, shprehet ai.

Prandaj çështja e Kosovës nuk është dashur të lihet në duart e Serbisë, thotë profesori, i cili shton se, këtë e lejuan liderët e Kosovës, të cilët i quan të pandërgjegjshëm, të korruptuar, manipuluar dhe për ta shprehet se, ishte kryesore interesi personal dhe bashkëpunimi me Vuçiqin më shumë se sa interesi i Kosovës.

“Por, sidoqoftë, mund të them lirisht se zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk u bë gjatë mandatit të Joe Bidenit për të cilën Kosova pati pritje të mëdha, e kjo është e tmerrshme sepse nëse rasisht vi në pushtet Donalt Trump, Kosovën nuk e presin ditë të mirsa, pasi në pushtet vijnë miqtë e Serbisë të cilët qysh tani po i mbrehin sakicat për t’i ra Kosovës”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat