Në Shkup kapet i arratisuri nga burgu i Kumanovës

Shkupi

Në Shkup kapet i arratisuri nga burgu i Kumanovës

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot ka arrestuar një 37-vjeçar nga Shkupi pasi i njëjti ishte arratisur nga Burgu i Kumanovës, ku po vuante dënimin prej 15-vjetësh burg.

“Sot, më datë (24.07.2023) nga nëpunësit policorë të ekipit për Kërkim nga departamenti për punë kriminalistike Qendër dhe Bit Pazar, është privuar nga liria Sh.A.(37) nga Shkupi.

Për të njëjtin ishte shpallur fletarrest për shkak të arratisjes nga Burgu i Kumanovës, ku ka qenë duke e mbajtur dënimin me burg prej 15 vjetësh.

Personi qëndron në mbajtje në stacionin policor dhe do të dërgohet në burg për vazhdimin e mbajtjes së dënimit”, qëndron në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat