‘Prioritet i luftës sonë’/ Rama niset në SHBA: S’do lemë gur pa lëvizur që vaksina të jetë në Shqipëri

Shqipëria

‘Prioritet i luftës sonë’/ Rama niset në SHBA: S’do lemë gur pa lëvizur që vaksina të jetë në Shqipëri

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 13:51
Edi Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu takuar me prodhuesit e vaksinës Anti-Covid.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë me anë të një postimi në ‘Twitter’.

Ai shkruan se s’do lëmë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara“, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat