Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut/ Artan Fuga mesazh ngushëllimi

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut/ Artan Fuga mesazh ngushëllimi

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 21:31
Artan Fuga

Akademiku, Artan Fuga ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për Presidentin e televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, i cili u nda nga jeta, si pasojë e infektimit me COVID.

Fuga thotë se ka bashkëpunuar me Hysenbelliun për vite me radhë dhe kishte vlerësuar njeriun modest tek ai, i cili ishte i apasionuar pas të resë, si dhe mbështetës i gazetarëve të rinj.

Ai thekson se Shqipëria sot humbi një aktor mediatik që ekuilibronte shumë pushtete dhe peizazhin televiziv.

Postimi i plotë

Gje rastin t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes të të ndjerit Kasëm Hysenbelliu, drejtuesit dhe pronarit të televizionit Fax Neës! Sa herë kam bashkëpunuar me të për vite me radhë. Kisha vlerësuar shumë njeriun modest, të vëmendshëm ndaj mendimeve ndryshe, i apasionuar pas të resë, mikun dhe mbështetësin e gazetarëve të rinj, njeriun e përgjigjes të shpejtë ndaj çdo propozimi ose komenti, pa paragjykime për opinionet e aktorëve të shoqërisë civile që vinin te hapësira e tij televizive, korrekt me bashkëpuntorët, i qartë në orientimin e tij për trajtimin e problemeve të shoqërisë në televizion. Shqipëria humbi një aktor mediatik që ekuilibronte shumë pushtete dhe vetë pejzazhin televiziv të vendit. Televizioni që ai administronte ishte i ri, ka rrugë për të bërë, por ishte serioz, me dinjitet, dhe nuk ra kurrë në bastardime! I paharruar kujtimi i tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat