Asnjë rezultat për gjetjen e trupit të nënës dhe dy fëmijëve! 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Shqipëria

Asnjë rezultat për gjetjen e trupit të nënës dhe dy fëmijëve! 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Më: 6 maj 2024 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

9-vjeçarja Ergesa Arrazi, e cila humbi jetën, pasi u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë do të përcillet sot për në banesën fundit.

Ceremonia mortore mbahet në orën 14:30. Ndërkohë, kërkimet në lumin Bunë po vijojnë ende për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 8 vjeçe dhe djalin 3 vjeç.

Trupi i nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve, të cilët dyshohet se janë hedhur në lumin Bunë të Shkodrës, ende nuk janë gjetur. Kërkimet kanë vijuar edhe gjatë natës, por pa rezultat.

 Deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare. Nëna dyshohet se u hodh me fëmijët në lumë pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat