Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, mesazh në ditën e lindjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut: Një mit dhe pjesë e ndërgjegjes evropiane

Shqipëria

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, mesazh në ditën e lindjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut: Një mit dhe pjesë e ndërgjegjes evropiane

Më: 6 maj 2024 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, në një postim në rrjetet sociale ka kujtuar ditëlindjen e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Ajo shkruan se si mbrojtës i kontinentit të vjetër, Gjergj Kastrioti u bë një mit evropian, pjesë e ndërgjegjes evropiane, mëshirues dhe faktor i identitetit evropian të shqiptarëve.

Si sot, më 6 maj të vitit 1405, lindi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi ynë kombëtar.

Nën udhëheqjen e tij, atdheu ynë u bë, për rreth një çerek shekulli, parzmore e lirisë dhe qytetërimit evropian. Si mbrojtës i kontinentit të vjetër, Gjergj Kastrioti u bë një mit evropian, pjesë e ndërgjegjes evropiane, mëshirues dhe faktor i identitetit evropian të shqiptarëve. Prandaj Shqipëria e sotme dhe e ardhme evropiane i ka rrënjët në historinë e shqiptarëve evropianë”, shprehet Nikolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat