69-vjeçari mohon akuzën se vrau fqinjët

Shqipëria

69-vjeçari mohon akuzën se vrau fqinjët

Më: 6 maj 2024 Në ora: 15:54
Thoma Mastora

Thoma Mastora, 69-vjeçari i arrestuari me dyshimet se është autor i vrasjes së dyfishtë në Dropull, ka mohuar akuzat para hetuesve. Ai ka kërkuar nga autoritetet të kërkojnë në vend tjetër për autorin e vrajses së të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia.

Trupat e këtyre të fundit u gjetën pa jetë në banesën e tyre në 2 Maj në fshatin Bodrisht të Dropullit. Por pavarësisht qëndrimit mohues që ka mbajtur 69-vjeçari, grupi hetimor thotë se ka provuar lidhjen e tij me krimin.

Thoma Mastora u arrestua pasi hetuesit kanë mundur të sekuestrojnë prova të rëndësishme në vendin e ngjarjes, teksa zyrtarisht policia tha se ai ka pasur më herët edhe probeleme të shëndetit mendor.

69-vjeçari i cili në të shkuarën ka qenë i dënuar për vjedhje, rezulton të jetë fqinj me viktimat dhe përpara se të kryente ngjarjen ka dyshime se ka konsumuar kafe ma ta. Të martën, ai do të dalë para Gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat