Paloka: Protesta para bashkisë për dorëheqjen e Veliajt, qytetarët indiferentë ndaj skandaleve

Shqipëria

Paloka: Protesta para bashkisë për dorëheqjen e Veliajt, qytetarët indiferentë ndaj skandaleve

Më: 6 maj 2024 Në ora: 21:24
Edi Paloka

Deputeti demokrat, Edi Paloka tha se dorëheqja është akti politikë që mund të bëjë Veliaj, sepse rezultati duhet të jetë shkuarja pas hekurave.

Ai shtoi se protesta ka kërkesë minimale dorëheqjen e Veliaj edhe për një efekt minimal para drejtësisë ku secili nuk duhet të shkojë duke mbajtur pozicionet e tij.

Paloka: Dorëheqja është akti politikë që mund të bëjë Veliaj, sepse rezultati duhet të jetë shkuarja pas hekurave. Ky nuk është skandali më i parë, por më i bujshëm. Skandali i përmasave të mëdha është ai i inceneratorit, ku të gjithë ne në Tiranë paguajmë për një incenerator që nuk ekziston. Ka edhe skandale të tjera si ato pemët që janë para të marra nga taksat tona.

Ka pafund skandale si pjesë e skandaleve të Rilindjes në këto 12 vite. Përdoret skandali i radhës për të zhurmuar skandalin paraardhës. Protesta ka kërkesë minimale dorëheqjen e Veliaj edhe për një efekt minimal para drejtësisë ku secili nuk duhet të shkojë duke mbajtur pozicionet e tij. Në protestë vë re se janë pothuajse të njëjtët njerëz, militantë të opozitë, ndërsa qytetarët që janë të prekur nga ky skandal tregohen indiferentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat