“Gjendja psikotike e nënës ka qenë e rëndë”, psikologia Toçe: Alma Arrazi mund të ketë pasur frikë të madhe nga realiteti, por kjo s’është zgjidhja

Shqipëria

“Gjendja psikotike e nënës ka qenë e rëndë”, psikologia Toçe: Alma Arrazi mund të ketë pasur frikë të madhe nga realiteti, por kjo s’është zgjidhja

Më: 6 maj 2024 Në ora: 21:27
Psikologia Denada Toçe

Psikologia Denada Toçe në një lidhje me Skype në emisionin Open në News 24 ka komentuar ngjarjen tepër të rëndë të ndodhur në Shkodër, ku nëna me 3 fëmijët dyshohet se është vetëmbytur në lumin Buna.

Toçe shprehet se gjendja psikike e nënës mund të ketë qenë e rëndë. Sipas saj, Alma Arrazi mund të ketë pasur frikë të madhe nga realiteti. Ajo shton se gjithsesi kjo nuk është zgjidhja.

Psikologia Denada Toçe: Arsyeja pse nëna mund ta ketë bërë aktin është sepse ajo ka qenë në moment shumë të fortë emocional. Në rastet e tilla, nëna ka probleme edhe me ndërtimin e raporteve me të tjerët. Aktet kaq të rënda janë kur ka një frikë shumë të madhe ndaj përballimit të realitetit. Është e dyshimtë sesi nëna ka bindur fëmijët që të bëjnë këtë akt kaq të rëndë.

Të tilla raste janë rrallë shumë të rralla dhe ndodhin në gjendje psikotike shumë të rënda. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm edhe për raste të tjera, që të kuptojmë personat që kalojnë momente jo të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat