Koçi: Amnistia penale duhet të ishte më e gjerë, burgu nuk i rehabiliton të dënuarit

Shqipëria

Koçi: Amnistia penale duhet të ishte më e gjerë, burgu nuk i rehabiliton të dënuarit

Më: 18 maj 2024 Në ora: 10:20
Petro Koçi

Deputeti i PS, Petro Koçi deklaroi në një media, se sipas tij, amnistia penale duhet të kishte qenë më e gjerë. Këtë e argumentoi duke shprehur shqetësimin se të dënuarit në burgje nuk rehabilitohen, por përkundrazi ata shkatërrohen.

“Unë mendoj që amnistia duhet të ishte më e gjerë se kaq. Për vetë situatën që është krijuar sot në burgje.

Në burg njeriu që mund të bëjë një faj pa dashje atje kthehet në kriminel. Burgu për mua nuk i rehabiliton por i shkatërron.

Por mund të ketë ndonjë element që ia vlen të kritikohet nëse kemi të bëjmë me njerëz të gjykuar nga GJKKO. Mund të jenë te një kategori që mund të kenë pasur përgjegjësi zyrtare mesatare. Nuk kam shifra për këtë”, deklaroi deputeti Koçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat