Marta Bassino fiton në sllallomin e madh, Gut Behrami në top 10-sh

Skijim

Marta Bassino fiton në sllallomin e madh, Gut Behrami në top 10-sh

Nga: K. Goca Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 14:51
Marta Bassino

Skiatorja italiane, Marta Bassino, është fituese e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Sestriere të Italisë. 

Marta Bassino ka bërë një garë të përsosur, duke zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:28,89 minuta dhe la pas për 11 qindtat suedezen Sara Hector.

Vlholva në rrëshqitjen e parë ka qenë më e mirë për 7 se Bassino, por gjërat ndryshuan në rrëshqitjen e dytë.

Sllovakja Petra Vlhova përfundoi në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 40 qindtat se Bassino.

Gut Behrami në top 10-sh! 

Gruaja e futbollistit Valon Behrami, Lara Gut-Behrami, ka përfunduar në vend të shtatë me kohë më të dobët për 23 sekonda e 4 qindtat se fituesja e garës.

Shiffrin kryeson me 265 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, 20 më shumë se Goggia, 25 se Holdener e Suter dhe 45 para sllovakes Vlhova. 

Gut Behrami udhëheq me 100 pikë në sllallomin e madh, duke lënë pas Bassinon me 80  e Hector me 60 pikë.

Renditja 

1. Marta Bassino (Italia) 2:28,89
2. Sara Hector (Suedia) +0,11
3. Petra Vlhova (Sllovakia)   +0,40
4. Federica Brignone (Italia)    +0,66
5. Tessa Worley (Franca)    +1,26
6. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +1,96
7. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +2,04
8. Paula Moltzan (SHBA)    +2,07
9. Ranghild Mowinckel (Norvegjia) +2,33
10. Wendy Holdener (Zvicra)    +2,36

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat