Skiatorja e Shqipërisë fiton pikë të reja, Gut Behrami e gjashta në sllallom të madh 

Skijim

Skiatorja e Shqipërisë fiton pikë të reja, Gut Behrami e gjashta në sllallom të madh 

Nga: K. G. Më: 20 janar 2024 Në ora: 15:34
Lara Colturi

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, ka fituar 20 pikë të reja në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. 

Lara Colturi ka përfunduar në vend të 13-të por me kohë më të dobët për 6 sekonda e 45 qindtat se fituesja e garës, Sara Hector e Suedisë. 

Gara u mbajt në Qendrën e Skive në Jasna të Sllovakisë.

Lara Gut - Behrami e Zvcrës përfundoi në vend të 6-të me kohë më të dobët për 4 sekonda e 49 qindtat se fituesja e garës në disiplinën e sllallomit të madh.

Renditja 

1. Sara Hector (Suedia) 2:17,80
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1,52
3. Alice Robinson (Zelanda e Re) +2,71
4. Zrinka Ljutiq (Kroacia)    +4.33
5. Thea Louise Stjernesund    (Norvegjia)    +4.40
6. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    +4.49
7. A.J. Hurt (SHBA)    +4.60
8. Ragnhild Mowinckel    (Norvegjia)    +4.64
9. Camille Rast (Zvicra)    +5.03
10. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia)    +5.52

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat