Plagosja e të riut në Vlorë, reagon policia: Si ndodhi ngjarja

Vlora

Plagosja e të riut në Vlorë, reagon policia: Si ndodhi ngjarja

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Detaje të reja mësohen nga ngjarja në Vlorë, ku një  33-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri. 

Autori i dyshuar pasi ka qëlluar është larguar në këmbë, por ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarjeje. I plagosuri ka marrë plagë në këmbë, por pa pasojë për jetën.

Policia thotë si i plagosuri rezulton me dy mbiemra, por aktualisht nuk dihen detaje të tjera për të shkuarën e tij. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, e cila terrorizoi banorët e Vlorës

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat