Liria vargon fitoret në Maqedoni, Ferati: Gati për Shtip

Volejboll

Liria vargon fitoret në Maqedoni, Ferati: Gati për Shtip

Nga: K. Goca Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 19:18
Liria e Zherovjanit

Liria e Zherovjanit po dominon në elitën e volejbollit të Maqedonisë së Veriut.

Në tre ndeshjet e para ka po aq fitore.

Fitore domethënëse në javën që e lamë pas, me rezultat 3:1 ndaj Rabotniçkit.

Fitore që e ka gëzuar edhe kryetrajnerin Sadik Feratin.

“Jam i kënaqur nga lojtarët që japin maksimumin në çdo ndeshje. 

Në javën e fundit ishte një ndeshje derbi, kundërshtari ka pas edhe dy përforcime nga jashtë”, -  thotë Ferati për gazetën kombëtare "Bota sot".

Liria po përgatitet për sfidën e radhës dhe mëtojnë fitoren e katërt rresht në kampionat. 

“Ne sfidën e radhës takohem në Shtip edhe ajo do të jetë ndeshje derbi ku ekipi i Shtipit këtë vit ka 3 lojtarë nga jashtë, Irani, mirëpo ndeshja nga ndeshja ndryshon. Rabotniçkin që fituam na e fitoi Shtipin”, - thotë Ferati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat