Gjinovci bisedon me Deborah Keçin

Volejboll

Gjinovci bisedon me Deborah Keçin

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 15:12
Gjinovci e Keçi

Presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, në selinë e shtëpisë kosovare të volejbollit, e ka pritur drejtoreshën e sportit në Bashkinë e Tiranës, Deborah Keçi.

Gjinovci e Keçi kanë folur për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës e Shqipërisë në sportin e volejbollit.

Keçi, njëherit drejtoreshë e klubit shumësportësh Tirana, ka shprehur konsideratën e saj dhe vlerësimin e lartë për punën që po bën Federata e Volejbollit të Kosovës.

Në anën tjetër Gjinovci e ka uruar për punën dhe për gjurmët që ka lënë në volejbollin e sportit në kryeqytetin shqiptar, përmes profesionalizmit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat