Kosova barazon me Bullgarinë 

Futboll

Kosova barazon me Bullgarinë 

Më: 23 prill 2024 Në ora: 18:50
Kosova

Kombëtarja e Kosovës U15 ka barazuar në ndeshjen e parë miqësore me Kombëtaren e Bullgarisë, të së njëjtës grupmoshë. Ndeshja e zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali është mbyllur me rezultat 1:1.

Në pjesën e parë ishin mysafirët që e menaxhuan më mirë lojën dhe arritën të shfaqën më të rrezikshëm për portën Erlis Shalës. Si rrjedhojë, pak para se ekipet të shkonin në pushim bullgarët kaluan në epërsi.

Një ndërhyrje e palejueshme brenda zonës u ndëshkua me penallti, e të cilën në gol e konkretizoi Nikolai Nikolaev Popov, kur po luhej minuta e 44-t. Në pjesën e dytë Dardanët e rinj shfaqën lojë dukshëm më të mirë dhe krijuan disa raste të mira shënimi.

Megjithatë, goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 84-t dhe atë nga penalltia, të cilën e realizoi Leard Muriqi. Në minutat e mbetura futbollistët tanë u përpoqën të gjejnë edhe golin e fitores, por edhe pse krijuan disa mundësi nuk ia dolën këtij qëllimi.

Ndeshja e radhës, Kosovë – Bullgari, zhvillohet, të enjten, në orën 16:00, sërish në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat