Hapet rast ndaj ish-presidentit malazez Milo Gjukanoviq, kjo pasi ai dha një intervistë për mediat atje

Evropë

Hapet rast ndaj ish-presidentit malazez Milo Gjukanoviq, kjo pasi ai dha një intervistë për mediat atje

Më: 26 prill 2024 Në ora: 12:57
Milo Gjukanoviq

Prokuroria e lartë e shtetit në Podgoricë hap rast ndaj ish-presidentit malazez Milo Gjukanoviq, kjo pasi ai dha një intervistë për mediat atje

Prokuroria e lartë e shtetit në Podgoricë ka hapur një rast në lidhje me intervistën e ish-presidentit Milo Gjukanoviq, e cila është publikuar nga Antena M para pak ditësh dhe transmetuar nga disa media malazeze.

Këtë për Pobjeda e ka konfirmuar kryetarja e Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, Lepa Medenica.

Ajo tha se Administrata e Policisë e ka dorëzuar intervistën e Gjukanoviqit në prokurori për vlerësim për të shqyrtuar ekzistimin e mundshëm të elementeve të veprës penale për të cilën ndjekja sipas detyrës zyrtare.

Ajo tha se nëse është e nevojshme do të ndërmerren masa dhe veprime të tjera për të marrë vendim.

Kujtojmë se Prokuroria e Lartë e Shtetit ka kërkuar nga Antena M që në formë elektronike t’i dorëzojë atij organi një incizim të një interviste me ish-presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Me urdhër të prokurores Irene Buriq, kërkesa e nënshkruar nga Goran Jokiq, shef i Qendrës Rajonale të Sigurisë “Qendra”

Mediumi që e ka realizuar intervistën ka sqaruar se intervista me Milo Gjukanoviq është në kanalin e Antena M në YouTube dhe është në dispozicion të Prokurorisë pa asnjë kufizim teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat