Parashikimi i Redon Xhixhës

Futboll

Parashikimi i Redon Xhixhës

Më: 26 prill 2024 Në ora: 13:31
Xhixha

Redon Xhixha u largua si një yll nga Tirana dhe iu bashkua Qarabag. Megjithatë, për fatin e keq, sulmuesi nuk po arrin që të lërë gjurmë në Azerbajxhan.

Shumë u përfol për një rikthim te bardheblutë, por në një intervistë me gazetaren Dea Kozma në “A2 Cnn”, Xhixha u shpreh se për momentin objektivi i tij nuk është kthimi në Superiore. Gjithashtu Xhixha bëri një parashikim për derbin mes Tiranës dhe Partizanit.

“Dëshira ime është që të fitojë Tirana. Unë mendoj se mund të fitojë Tirana me rezultatin 1-0. Golin mund ta bëjë Latifi.

Të kthehem te Tirana? U fol në media dhe në janar që nuk ishte e vërtetë. Unë sa isha te Tirana kërkoja që të isha jashtë dhe të provoja veten. Objektivi im nuk është që të luajë në Shqipëri tani, por futbollit nuk i dihet”, tha Xhixha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat