“Zonja e Vjetër” kërkon freski në portë, Juventus vihet pas “gardianit” italian

Futboll

“Zonja e Vjetër” kërkon freski në portë, Juventus vihet pas “gardianit” italian

Më: 6 maj 2024 Në ora: 23:17
Michele Di Gregorio

Prej shtatë sezonesh tashmë ruan me përsosmëri portën e “Bardhezinjve” të Juventus. “Gardiani” polak, Wojiciech Szczesny tashmë ka edhe një vit kontratë të mbetur, në “Allianz Stadium” dhe mesa duket “Zonja e Vjetër” kërkon freski mes shtylla, teksa ka përcaktuar menjëherë objektivin, që kërkon të arrijë në merkaton e verës, 27-vjeçarin, Michele Di Gregorio.

Ky i fundit, po shkëlqen për të dytin sezon radhasi në portën e skuadrës së Monza, me “shtatlartin” italian, që është padyshim një nga elementët më të fortë të organikës së skuadrës së tij, gjë që shtyu “strategun”, Giuntoli të mbajë një takim me Presidentin e Monza-s, Galliani për të kërkuar informacion pikërisht mbi mundësinë e transferimit të portierit të Torino.

Monza pretendon të arkëtojë një shifër prej 20 milionë eurosh për portierin, ndërsa te “Zonja e Vjetër” janë të prirur që të paguajë një shifër më të vogël dhe të përfshijë në marrëveshje ndonjë prej futbollistëve të rinj që ka në organikë, mirëpo, duket se transferimi mund të kthehet në një derbi të vërtetë të Italisë, për një arsye shumë të thjeshtë.

Pas 27-vjeçarit të portës janë vendosur edhe “Zikaltërit” e Inter, duke qenë se portieri është rritur pikërisht në akademinë e “gjigantëve”, të Milanos, dhe nuk do të ishte çudi nëse do të hidheshin menjëherë në sulm për shërbimet e tij, pavarësisht se e shohin si “gardian” të së ardhmes, me “helvetin”, Yann Sommer, që pritet të jetë sërish protagonist sezonin e ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat