Guardiola paralajmëron

Futboll

Guardiola paralajmëron

Më: 26 prill 2024 Në ora: 13:00
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka paralajmëruar Manchester City dhe Arsenal që mund të rrëshqasin në mënyrë të ngjashme me Liverpool në ndeshjet e mbetur anë kampionat. Ndaj, ai mendon se gara për titull në Premier League është ende e hapur.

Por Guardiola po ruhet nga vetëkënaqësia përpara udhëtimit të tyre në Nottingham Forest të dielën, ndërkohë që dje fitoi 4-0 ndaj Brighton. Në një deklaratë për “Sky Sports”, ai pranoi se gjithçka mund të ndodhë deri në fund.

“Shumë gjëra mund të ndodhin. Ajo që ndodhi me Liverpool kundër Crystal Palace dhe Everton, mund të ndodhë edhe me ne. Mund të ndodhë me Arsenal. Askush nuk është i sigurt nga kjo, pasi futbolli i ka surprizat”, tha Guardiola.

“Liverpool është ende aty, sepse unë e njoh karakterin e atij ekipi. Ata do të luftojnë deri në fund dhe ne duhet ta bëjmë gjithashtu. Duhet të jemi gati për çdo të papritur”, u shpreh Pep Guardiola.

“Pra, jemi të qetë. Jemi të lumtur për fitoren e fundit dhe të mendojmë se si të fitojmë ndeshjen tjetër. Tani mendojmë se si të rikuperojmë sa më shpejt. Ne duhet t’i bëjmë gjërat ashtu si duhet në mënyrë që të fitojmë titullin”, tha trajneri i City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat